Ndërlidhjet

Izrael-Gaza: Sulme pa pushim


Gaza
Gaza
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se tanket e saj kanë goditur pozicionet e militantëve në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme në drejtim të Izraelit jugor. Raportet nuk flasin për viktima nga asnjëra palë.

Në fillim të javës, militantët e Izraelit dhe të Gazës janë pajtuar që të ndalojnë dhunën ndërkufitare për katër ditë, por sulmet me raketa dhe goditjet ajrore izraelite kanë vazhduar pa pushim.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka fajësuar Iranin për dhunën që vjen nga territorit palestinez.

Duke folur para Parlamentit të mërkurën, Netanjahu ka akuzuar Teheranin për armatim, financim dhe trajnim të militantëve të Gazës.

“Gaza është Iran”, ka thënë ai.

Netanjahu po ashtu ka lënë të kuptohet se Izraeli do të jetë i gatshëm të sulmojë objektet bërthamore të Republikës Islamike edhe nëse Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë.

“Izraeli kurrë nuk e ka lënë fatin e tij në duart e të tjerëve, madje as në duart e miqve më të mirë”, ka thënë kreu izraelit.
XS
SM
MD
LG