Ndërlidhjet

Dhuna në futboll - 75 të akuzuar


Egjipt...
Egjipt...
Prokuroria e Përgjithshme e Egjiptit ka akuzuar 75 persona për krime, përfshirë vrasje, në lidhje me trazirat në ndeshjen e futbollit në qytetin Port Said.

Mbi 70 veta kanë humbur jetën në dhunën e 1 shkurtit, e cila ishte gjakderdhja më e rëndë në fushën e futbollit në 15 vjet.

Të akuzuarit përfshijnë nëntë zyrtarë të policisë dhe tre nga klubi i futbollit Al Masri, i cili ishte nikoqir i ndeshjes.

Dhuna filloi kur tifozët e Al Masrit pushtuan fushën dhe sulmuan mbështetësit e grupit rival nga Kajro, Al Ahli.

Dëshmitarët kanë thënë se policia ka bërë shumë pak për të ndaluar dhunën.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se dhuna ishte planifikuar paraprakisht dhe se autorët ishin të armatosur me thika dhe eksplozivë. (v.t.)


Video nga ndeshja në Egjipt...
Ndeshja në Egjipt
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:45 0:00
XS
SM
MD
LG