Militantët talibanë thonë se kanë pezulluar negociatat me Shtetet e Bashkuara që synojnë zgjidhjen e konfliktit në Afganistan.
Një deklaratë e talibanëve, e publikuar të enjten, ka akuzuar SHBA-në për pozicion të paqartë, duke thënë se kjo është “pengesë për përparim”.
Deklarata po ashtu thotë se talibanët kundërshtojnë mbajtjen e bisedimeve me qeverinë e presidentit afgan, Hamid Karzai, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Deklarata vjen pas pretendimeve se përfaqësuesit talibanë dhe amerikanë kanë mbajtur bisedime preliminare në një ndërtesë konfidenciale.