Ndërlidhjet

logo-print

iPad 3 - nga e premtja në shitje


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Versioni më i ri i tabletës kompjuterike iPad nga e e premtja do të dalë në shitje në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Singapor, Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar.

Vetëm një javë më pas, iPad 3 do të arrijë në Slloveni, Bullgari, Rumani, Itali, Hungari, Austri, Çeki dhe vende të tjera.

Versioni bazë do të shitet me çmimin prej 499 dollarësh, ndërsa varianti më i shtrenjtë Wi-Fi do të kushtojë 699 dollarë.

Seria e vjetër, përkatësisht iPad 2, mësohet se do të lirohet për 100 dollarë.

Në Japoni raportohet se blerësit tashmë kanë filluar të mblidhen para shitoreve.

Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar versionin e ri të tabletës së suksesshme kompjuterike më 7 mars në San Francisko.
XS
SM
MD
LG