Ndërlidhjet

SHBA: Në Senat shqyrtohet tërheqja e kufizimeve tregtare ndaj Rusisë


Pamje nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara

Pamje nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara

Komiteti i Financave i Senatit të Shteteve të Bashkuara e ka hapur dëgjimin për shqyrtimin e tërheqjes së kufizimeve tregtare nga periudha e Luftës së Ftohtë kundër Rusisë.

Mbështetësit e tërheqjes së këtyre masave thonë se kjo do ta përmirësoj biznesin amerikan dhe se ekonomia e Rusisë do të bazohej më tepër në rregulla.

Nga ana tjetër, kritikët këmbëngulin se amandamenti Xhekson – Vanik, nuk mund të tërhiqet pa veprime ndaj gjendjes së trazuar të të drejtave të njeriut në Rusi.

Kryesuesi i Komitetit, Maks Bokës, demokrat nga Monatana, ka kërkuar që Komiteti ta tërheq amandamentin, i cili i ndalon marrëdhëniet e përhershme tregtare normale, para se Rusia të bëhet anëtare fuqiplotë e Organizatës Botërore të Tregtisë, këtë pranverë.

Amandamenti Xhekson – Vanik, poashtu është përdorë për dënimin e Rusisë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Anëtarë të tjerë të Komitetit për Financa kanë thënë se masat e reja për të drejtat e njeriut duhet t’i bashkohen shfuqizimit eventual të këtij amandamenti.
XS
SM
MD
LG