Ndërlidhjet

logo-print

Ligjvënësit e BE-së i kritikojnë zgjedhjet në Rusi


Anëtarë të Parlamenti Evropian gjatë një votimi

Anëtarë të Parlamenti Evropian gjatë një votimi

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një rezolutë në të cilën “fuqishëm i kritikojnë mangësitë dhe parregullsitë gjatë përgatitjes dhe mbajtjes” së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, më herët këtë muaj.

Rezoluta e miratuar nga të gjitha grupet politike kryesore në Parlamentin Evropian, thotë se zgjedhja e votuesve ishte e “kufizuar” dhe kërkon “analizë gjithpërfshirëse dhe transparente të të gjitha parregullsive, me qëllim që të forcohen rregullat demokratike për zgjedhjet e ardhshme”.

Mëtutje, u bëhet thirrje autoriteteve të Rusisë dhe partive politike të përfaqësuara në Dumën shtetërore, “të angazhohen në dialog kuptimplotë me protestuesit për demokraci dhe me opozitën”.

Në këtë rezolutë, i bëhet thirrje presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, që “ta ulë tonin e retorikës së tij kundër protestuesve dhe të angazhohet me ta në dialog të sinqert për të ardhmen” e Rusisë.
XS
SM
MD
LG