Ndërlidhjet

SHBA: Përkushtim për mbështetjen e procesit të pajtimit afgan


Leon Paneta bisedon me Hamid Karzain në pallatin presidencial në Kabul
Leon Paneta bisedon me Hamid Karzain në pallatin presidencial në Kabul
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbeten të përkushtuara për mbështetjen e procesit të pajtimit në Afganistan.

Këto komente u bënë pasi militantët talibanë thanë se i kanë pezulluar bisedimet preliminare në Katar, me Shtetet e Bashkuara, që synonin ndërtimin e besimit për negociata paqësore të shkallës së plotë.

Në deklaratën e talibanëve Shtetet e Bashkuara akuzohen se kanë qëndrim hezitues.

Poashtu, talibanët kanë thënë se i refuzojnë bisedat me qeverinë e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.

Nga ana tjetër, presidenti agfan, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje NATO-s që trupat e saj të largohet nga fshatrat afgane, pas vrasjes së 16 civilëve nga një ushtar i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Karzai, poashtu, i tha sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, që është në vizitë në Afganistan, se qeveria në Kabul dëshiron që ta marrë kontrollin për siguri nga forcat e NATO-s në vitin 2013, e jo në vitin 2014, siç parashihet nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG