Ndërlidhjet

Sulmuesi gjatë vizitës së Panetës - vdiq nga plagët


Harta e Afganistanit

Harta e Afganistanit

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se një mashkull afgan ka vdekur nga plagët, që i kishte marrë nga djegia, pas përpjekjes për t’i sulmuar pjesëtarët e ushtrisë amerikane, që kishin dalur ta pritnin sekretarin e mbrojtjes, Leon Paneta, gjatë vizitës së tij të djeshme në një bazë në provincën Helmand në Afganistan.

Zyrtarët e NATO-s, patën thënë se personi, që ishte përkthyes në kampin Bastion, e kishte vjedhur një kamion dhe ishte nisur në drejtim të pistës, derisa aeroplani i Panetës po ateronte.

Gjenerali amerikan, Kertis Skaparoti, tha se kamioni ishte i mbushur me kontejner të karburantit dhe kishte shpërthyer flaka kur makina e goditi një pengesë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se a kanë shtënë ushtarët amerikanë në drejtim të kamionit.

Paneta nuk i dha rëndësi të madhe këtij incidenti, duke thënë se nuk ka arsye të mendohet se sulmi ishte i drejtuar kundër tij.
XS
SM
MD
LG