Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Mirëpritet vendimi për bllokimin e bankave iraniane


Nënsekretari i thesarit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare i Shteteve të Bashkuara, Dejvid Kohen

Nënsekretari i thesarit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare i Shteteve të Bashkuara, Dejvid Kohen

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e SWIFT-it, trupë që i menaxhon transakcionet globale bankare, që t’i përjashtoj bankat iraniane nga sistemi, për t’i forcuar sanksionet kundër Teheranit.

Kjo lëvizje ka për qëllim izolimin financiar të Iranit, duke e bërë të pamundshëm rrjedhjen e parave në dhe jashtë këtij vendi, nëpërmjet kanaleve zyrtare bankare.

Nënsekretari i thesarit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare i Shteteve të Bashkuara, Dejvid Kohen, tha se vendimi i sotëm reflekton “konsensusin ndërkombëtar në rritje” për ta bindur Iranin, që t’i shqyrtoj shqetësimet për programin e tij atomik.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e akuzojnë Iranin për përpjekje për zhvillimin e armatimit atomik.

Irani i refuzon këto akuza.
XS
SM
MD
LG