Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Disa shtete kërkojnë zhbërjen e strukturave të Serbisë në Kosovë


Goran Bogdanoviq

Goran Bogdanoviq

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka vlerësuar se “është pothuajse e sigurt” se disa vende do të kërkojnë zhbërjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, si kusht që Beogradi ta fitoj datën e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

“Tash për tash, nuk ka kushte të reja, të cilat Serbia duhet t’i plotësoj, për ta fituar datën e fillimit të negociatave”, tha Bogdanoviq dhe shoi se “kuptohet se ekziston mundësi reale, pothuajse e sigurt, se disa vende kërkojnë zhbërjen e institucioneve serbe në Kosovë”.

Mëtutje, zoti Bogdanoviq i tha gazetës Veçernje Novosti se “të gjithë e kanë të qartë se Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës”.

Duke folur për zgjedhjet lokale, ai ka theksuar se votimet në Kosovë, veçanërisht në jug të lumit Ibër, nuk mund të mbahen pa mbështetjen e misioneve ndërkombëtare dhe ka përsëritur se “nuk është fshehtësi se mbajtjen e tyre e kundërshtojnë disa shtete”.
XS
SM
MD
LG