Ndërlidhjet

logo-print

Belgjikë: Ditë Zie për viktimat që humbën jetën në Zvicër


Pamje e një autobusi pas përplasjes në një tunel në Zvicër

Pamje e një autobusi pas përplasjes në një tunel në Zvicër

Në Belgjikë sot mbahet Ditë Zie për viktimat e përplasjes së autobusit, që ndodhi të martën në Zvicër.

28 vetë, përfshirë 22 fëmijë, vdiqën derisa po ktheheshin me autobus nga turneu dimëror në Zvicër.

Autobusi u përplas në një tunel në Zvicër.

Nga kjo përplasje shpëtuan 24 vetë, por numri më i madh i tyre kanë lëndime serioze.

Autoritertet e Zvicrës e kanë bërë autopsinë e trupit të shoferit të autobusit, për të analizuar eventualisht se a ka ndonjë gjurmë për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Disa media në Belgjikë dhe Zvicër kanë raportuar se shoferi ishte i zënë duke e aktivizuar një DVD, pak para se të ndodhte fatkeqësia. Këto deklarata, sipas mediave, i kishin bërë disa prindër të fëmijëve që kanë shpëtuar.
XS
SM
MD
LG