Ndërlidhjet

logo-print

Ushtari i akzuar për vrasje kishte hezituar të shkoj në Afganistan


Ushtari amerikan në roje gjatë një ceremonie ushtarake në Afganistan

Ushtari amerikan në roje gjatë një ceremonie ushtarake në Afganistan

Avokati që është caktuar ta mbroj ushtarin e Shteteve të Bashkuara, i akzuar për vrasjen e 16 fshatarëve në Afganistan, fundjavën e kaluar, tha se klienti i tij kishte hezituar të shkonte në këtë vend, pasi ky ishte udhëtimi i tij i katërt për të shërbyer në Afganistan.

Avokati Xhon Henri Braun tha se ushtari më parë ishte lënduar dy herë dhe se familja e tij mendonte se ai e kishte kryer pjesëmarrjen e tij në luftë.

Zoti Braun tha se ka pak dituri për faktet e të shtënave, por i ka kundërshtuar raportet se shkaktar i tyre ishte kombimini i alkoolit, stresit dhe çështjet shtëpiake.

Ai tha se familja e ushtarit të akuzuar nuk ka dijeni për ndonjë problem me alkool, ndërsa martesa e tij është përshkruar si shumë e mirë.
XS
SM
MD
LG