Ndërlidhjet

Kabul: Nga rrëzimi i helikopterit turk – 10 të vrarë


Pamje e një helikopteri ushtarak të NATO-s në Afganistan

Pamje e një helikopteri ushtarak të NATO-s në Afganistan

Zyrtarët në Afganistan thonë se 10 vetë janë vrarë nga rrëzimi i helikopterit ushtarak të Turqisë, afër kryeqytetit Kabul.

Sipas tyre, mund të ndodhë që së paku tetë prej tyre janë ushtarë të Turqisë.

Zyrtarët kanë thënë se së paku dy vetë janë vrarë në tokë, kur helikopteri ka rënë në një shtëpi në Bagram afër Kabulit.

Nuk është i qartë shkaku i përplasjes së helikopterit, por zyrtarët kanë thënë se mund të fajësohet “problemi teknik”.

Raportohet se Turqia ka më tepër se 1800 ushtarë që shërbejnë në Afganistan, në kuadër të forcës ndërkombëtare, që udhëhiqet nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG