Ndërlidhjet

Lavrov, Jeremiq: Qëndrime të njejta për Kosovën


Sergei Lavrov dhe Vuk Jeremiq gjatë takimit të tyre në Moskë

Sergei Lavrov dhe Vuk Jeremiq gjatë takimit të tyre në Moskë

Qëndrimet e Rusisë dhe të Serbisë, për çështjen e Kosovës, në tërësi përputhen, kanë deklaruar sot në Moskë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiq.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas bisedimeve, të dy ministrat kanë thënë se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 dhe në dialogun Beograd – Prishtinë.

Jeremiq ka thënë se “praktikisht nuk ka kurrfarë ndryshimesh në marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë”, pasi Beogradi e ka fituar statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG