Ndërlidhjet

Kabul: Nga rrëzimi i helikopterit u vranë 12 ushtarë të Turqisë


Mbeturinat e helikopterit turk pas rrëzimit në Bagram afër Kabulit

Mbeturinat e helikopterit turk pas rrëzimit në Bagram afër Kabulit

Ushtria e Turqisë ka njoftuar se 12 ushtarë të saj janë vrarë nga përplasja e helikopterit ushtarak në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zyrtarët afganë kanë thënë se dy vajza, që ishin në tokë, poashtu e kanë humbur jetën kur helikopteri u rrëzua sot në një shtëpi në Bagram afër Kabulit.

Ushtria e Turqisë tha se shkaku i rrëzimit “do të dihet pas inspektimit” nga hetuesit.

Sipas dëshmitarëve, helikopteri e kishte goditur një shtëpi para se të përplasej në tjetrën.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se nuk ka shenja për akktivitet të militantëve në hapësirën ku ka rënë helikopteri.

Raportohet se Turqia ka më tepër se 1800 ushtarë që shërbejnë në Afganistan, në kuadër të forcës ndërkombëtare, që udhëhiqet nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG