Ndërlidhjet

Paneta: Unikë kundër programit të armatimit atomik iranian


Leon Paneta duke folur në televizionin Alhurra
Leon Paneta duke folur në televizionin Alhurra
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se për të parën herë, komuniteti ndërkombëtar është unikë në kundërshtimin e synimit të dyshuar iranian për prodhimin e bombës atomike.

Në intervistën për televizionin Alhurra, që është i themeluar nga Shtetet e Bashkuara, me seli në Abu dabi, zoti Paneta vlerësoi se sanksionet e ashpra ndërkombëtare diplomatike dhe ekonomike po kanë ndikim në Republikën Islamike.

Sipas tij, “kjo ka ndikim në ekonominë e tyre, në kualitetin e jetës së tyre, po ka impakt në komunitetin e biznesit dhe në atë të energjisë”.

Sekretari Paneta tha se nuk beson se Izraeli ka marrë vendim për lansimin e sulmit ushtarak kundër Iranit, në përpjekje për t’i shkatërruar kapacitetet ushtarake.

Ai tha se Uashingtoni, poashtu, beson se zgjidhja diplomatike me Teheranin është e mundshme.

Qeveria e Iranit i ka hedhë poshtë pohimet se po përpiqet të zhvilloj armatim atomik.
XS
SM
MD
LG