Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Grupi militant e mori përgjegjësinë për vrasjen e policëve


Policia e heton vendin e sulmit kundër policëve në Hadita të Irakut

Policia e heton vendin e sulmit kundër policëve në Hadita të Irakut

Një grup islamist në Irak, i ndërlidhur me al-Kaidën, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 5 marsit, me ç’rast janë vrarë së paku 25 policë në qytetin Hadita, në perëndim të Irakut.

Grupi Shteti Islamik i Irakut në njoftimin në Internet, mbrëmë vonë, tha se luftëtarët e tij me lehtësi e kishin marrë kontrollin në Hadita, herët në mëngjesin e 5 marsit.

Në kumtesë thuhet se dy luftëtarë të al-Kaidës ishin vrarë, ndërsa askush nga ta nuk është arrestuar.

Forcat e sigurisë së Irakut patën thënë se katër militantë ishin vrarë gjatë ndërhyrjes, ndërsa 10 persona të dyshuar ishin arrestuar lidhur me këto sulme.
XS
SM
MD
LG