Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon presidentin turk


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, me rastin e vdekjes së 12 ushtarëve turq në Afganistan.

“Jemi të pikëlluar nga kjo humbje tragjike dhe në këto çaste të dhembjes për popullin tuaj ju shprehim mbështetjen dhe ngushëllimin tonë për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë aksident, gjatë misionit të tyre fisnik për të ndërtuar një botë më të sigurt dhe një të ardhme më të qëndrueshme për brezat e rinj”, thuhet pos tjerash në ngushëllimin e Jahjagës.

Ushtria e Turqisë ka njoftuar se 12 ushtarë të saj janë vrarë nga përplasja e helikopterit ushtarak në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
XS
SM
MD
LG