Ndërlidhjet

UNICEF: Uria kërcënon 1.5 milion fëmijë


Logo e UNICEF-it
Logo e UNICEF-it
Gati një milion e gjysmë fëmijë - deri në 5 vjeç - të cilët jetojnë në rajonin Sahela në pjesën qendrore të Afrikës, i pret kequshqyerje e rëndë, ka bërë të ditur UNICEF-i.

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë nëse komuniteti ndërkombëtar injoron paralajmërimet se në atë pjesë të kontinentit është e pranishme uria.

“Një milion deri në 1.5 milion fëmijë të vegjël mund të vuajnë nga kequshqyerja akute këtë vit – 1.5 milion janë parashikimet tona më të këqija”, ka thënë zëdhënësja e UNICEF-it, Mariksi Merkadao, raporton AFP.

UNICEF-i, deri më tash, nga fondet për Afrikën ka marrë 24 milionë dollarë nga 119 të kërkuar për vitin 2012.

Merkado ka bërë thirrje që urgjentisht të ndahen mjetet për ushqim, "të mjaftueshme për rajonin e thatë të Afrikës".

Të prekura nga uria janë Nigeri, Çadi, Burkino Fasa, Mauritania, Mali, Kameruni, Nigeria dhe Senegali.
XS
SM
MD
LG