Ndërlidhjet

Obama e Karzai flasin për transferimin e përgjegjësive


Foto arkivi

Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe presidenti afgan, Hamid Karzai, kanë biseduar përmes telefonit në lidhje me vënien e forcave afgane në krye të sigurisë së Afganistanit gjatë vitit 2013.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dy udhëheqësit “kanë konfirmuar se ndajnë të njëjtin qëllim sa i përket vendosjes së forcave afgane në krye të operacioneve luftarake, me trupat amerikane në mbështetje, gjatë 2013-ës”, ndërsa “angazhohen për transferimin e plotë të përgjegjësive të sigurisë në fund të vitit 2014”.

Dy liderët po ashtu janë pajtuar që të bisedojnë më gjatë në lidhje me thirrjet e Karzait për tërheqjen e trupave të huaja nga fshatrat e Afganistanit.

Pas masakrës së 11 marsit, kur një ushtar amerikan ka vrarë 16 civilë afganë, Karzai ka kërkuar transferim më të shpejtë të përgjegjësive të sigurisë.

Obama e ka ftuar Karzain të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Çikago, ku aleanca pritet të caktojë fazën e ardhshme të tranzicionit.

Samiti do t’i zhvillojë punimet në muajin maj.
XS
SM
MD
LG