Ndërlidhjet

Gjykata e BE-së kërkon “trajtim të duhur” për Timoshenkon


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko.

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje Qeverisë së Ukrainës të sigurojë se ish-kryeministrja e këtij vendi, Julia Timoshenko, “merr trajtim të duhur mjekësor në institucion të përshtatshëm”.

Gjykata thotë se nëse burgu në të cilin ndodhet Timoshenko, nuk ka pajisje adekuate mjekësore dhe specialistë, standardet ndërkombëtare kërkojnë që ajo të marrë trajtimin e duhur gjetkë.

Të enjten, zyrtarët ukrainas kanë thënë se Timoshenkos i është refuzuar kërkesa për trajtim mjekësor jashtë burgut, ku ajo po vuan dënimin prej shtatë vjetësh, për shkak të “shpërdorimeve të detyrës zyrtare”.

Timoshenko ka refuzuar trajtimin mjekësor në burg, duke thënë se nuk u beson mjekëve aty.

Mjekët gjermanë, që kanë ekzaminuar shëndetin e saj këtë muaj, kanë konstatuar se Timoshenko ka nevojë urgjente për trajtim kompleks në një objekt të specializuar sipas standardeve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG