Ndërlidhjet

Ban i tërheq vërejtjen Phenjanit


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të rishqyrtojë planin e saj për lansimin e raketës, muajin e ardhshëm.

Në deklaratën e tij, Ban ka tërhequr vërejtjen se lansimi i raketës mund të shkelë rezolutat e sanksioneve të OKB-së.

Deklarata vjen pas njoftimeve të Koresë Veriore se do të lansojë raketë me rreze të gjatë në muajin prill.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd, ka thënë se lansimi i saj mund të dalë në kundërshtim me zotimet që ka bërë Phenjani në muajin shkurt, për të pezulluar pasurimin e uraniumit dhe për të ndaluar testet e raketave me rreze të gjatë dhe të shkurtër veprimi, në këmbim të ndihmave ushqimore.

Koreja e Jugut dhe Japonia i kanë dënuar po ashtu planet e Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG