Ndërlidhjet

Kundër Iranit - të gjitha opsionet në tryezë


Takimi Liberman-Jinping. Pekin, 16 mars 2012.

Takimi Liberman-Jinping. Pekin, 16 mars 2012.

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman, u ka thënë udhëheqësve kinezë se vendi i tij “mban të gjitha opsionet në tryezë për t’iu kundërvënë aktiviteteve bërthamore të Iranit”.

Liberman, gjatë vizitës në Pekin, i ka thënë zëvendëspresidentit kinez, Ksi Jinping, dhe ministrit të Jashtëm, Jang Jieçi, se programi atomik i Iranit paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin e botës.

Kina, e cila ka marrëdhënie të ngushta tregtare dhe të energjisë me Iranian, mbështet zgjidhjen diplomatike për aktivitetit nukleare të Teheranit, por kundërshton sanksionet e njëanshme për Republikën Islamike.

Liberman ka thënë se Izraeli shpreson që bisedimet dhe sanksionet të zgjidhin mosmarrëveshjen, por “rezervon të drejtën për të mbrojtur veten nëse këto përpjekje dështojnë”.

Izraeli dhe vendet e Perëndimit dyshojnë se Irani ka për qëllim krijimin e armës bërthamore – pretendime që hidhen poshtë nga Teherani zyrtar.
XS
SM
MD
LG