Ndërlidhjet

logo-print

Asnjë gjurmë e avionit norvegjez


Flamuri i Norvegjisë

Flamuri i Norvegjisë

Ekipet suedeze të shpëtimit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të avionit ushtarak të Norvegjisë, i cili me një ekuipazh prej pesë anëtarësh është zhdukur në veri të Suedisë.

Transportuesi ushtarak "Hercules C-130", i cili ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare, është zhdukur të enjten dhe, për shkak të motit të keq, dyshohet të jetë rrëzuar në afërsi të malit më të lartë të Suedisë, Kebnekaise.

Zëdhënësi i Qendrës Suedeze për Koordinimin e Operacioneve të Shpëtimit, Peter Lindkvist, tha se shikueshmëria e dobët për shkak të reve të ulëta, erërave të forta dhe borës, ka ngadalësuar kërkimet në zonë, raporton AP.

Në avion kanë qenë pesë persona, katër burra dhe një grua - të gjithë norvegjezë.

Ai u zhduk nga radari teksa fluturonte drejt Kirunës, në kuadër të stërvitjes ushtarake dimërore "Reagimi i Ftohtë", në të cilën marrin pjesë 16,000 ushtarë nga 14 vende.
XS
SM
MD
LG