Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për fluturimet e Iranit mbi Irakun


Viktoria Nulland

Viktoria Nulland

Shtetet e Bashkuara janë “të shqetësuara” për fluturimet e Iranit në hapësirën ajrore të Irakut, për të dërguar furnizime në Siri.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nulland, këto komente i ka bërë duke iu referuar një artikulli në të përditshmen Uashington Tajms.

Në këtë shkrim të djeshëm citohet një zyrtar i paidentifikuar amerikan, që ka thënë se qeveria e Irakut e ka refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për t’i ndalur fluturimet e aeroplanëve transportues iranian për në Siri, megjithë se është e vetëdijshme për pohimet e inteligjencës se aeroplanët po transportojnë tonelata të armatimit për qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

Por, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka këmbëngulë se të gjithë artikujt e transportuar nëpër Irak për në Siri, janë ndihma humanitare.

Më herët Shtetet e Bashkuara e kishin akuzuar Iranin se po e armatoste Asadin, për ta forcuar goditjen e tij kundër protestuesve, nga e cila, sipas OKB-së, janë vrarë më se 8 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG