Ndërlidhjet

Rusia kërkon ekstradimin e ish presidentit të një banke


Andrej Borodin, ish president i një banke në Moskë

Andrej Borodin, ish president i një banke në Moskë

Rusia ka kërkuar nga Britania që ta ekstradoj ish presidentin e një banke në Moskë, i cili para një viti ishte larguar në Londër, lidhur me dyshime për keqbërje me kreditë.

Autoritetet e Rusisë po zhvillojnë hetime ndaj ish presidentit të bankës, Andrej Borodin, si pjesë e një hetimi më të gjërë lidhur me 442 milionë dollarët e kredisë, që ai ia kishte siguruar pronares së kompanisë së ndërtimit, Jelena Baturina, bashkëshorte e ish prefektit të qytetit të Moskës, Juri Luzhkov.

Rusia e ka paraqitur një fletarrest ndërkombëtar për Borodinin.

Në këtë kuadër, zëdhënësja Marina Gridneva, tha se prokurorët e Rusisë e kanë dërguar një kërkesë në Britani për esktradimin e tij.
XS
SM
MD
LG