Ndërlidhjet

Damask: Në sulmet me bomba – 27 të vrarë


Pamje nga një kamp i refugjatëve sirianë

Pamje nga një kamp i refugjatëve sirianë

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se nga dy sulmet me bomba, kundër ndërtesave të sigurisë në kryeqytetin Damask, janë vrarë 27 vetë dhe janë plagosur afro 100 të tjerë.

Sipas televizionit, në mesin e të vrarëve ka edhe policë dhe civilë.

Shpërthimet e kanë goditur selinë e policisë kriminale dhe zyrën e shërbimit të inteligjencës së Sirisë.

Raportohet se shpërthimet janë shkaktuar nga makinat e mbushura me materje eksplozive.

Këto shpërthime ndodhën dy ditë pasi u shënua njëvjetori i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad.

Nga ana tjetër, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që të jetë unik në përpjekjet e tij për përfundimin e dhunës, e cila Sirinë e ka sjellur në prag të luftës civile.
XS
SM
MD
LG