Ndërlidhjet

Siri: Në sulmet me bomba – 27 të vrarë


Ndërtesa të shkatërruara në Siri...
Ndërtesa të shkatërruara në Siri...
Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se dy bomba kanë goditur ndërtesat e sigurisë në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Nga dy sulmet me bomba, kundër ndërtesave të sigurisë në kryeqytetin Damask, janë vrarë 27 vetë dhe janë plagosur afro 100 të tjerë.

Sipas televizionit, në mesin e të vrarëve ka edhe policë dhe civilë.

Shpërthimet e kanë goditur selinë e policisë kriminale dhe zyrën e shërbimit të inteligjencës së Sirisë.

Raportohet se shpërthimet janë shkaktuar nga makinat e mbushura me materie eksplozive.

Këto shpërthime ndodhën dy ditë pasi u shënua njëvjetori i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad.

Nga ana tjetër, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që të jetë unik në përpjekjet e tij për përfundimin e dhunës, e cila Sirinë e ka sjellë në prag të luftës civile.(f.b.)
XS
SM
MD
LG