Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga e dënon sulmin në Ambasadën e Maqedonisë


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar sulmin në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë

“Hedhja e mjetit shpërthyes në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, është një akt i papranueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë”, thuhet në deklaratën e saj, njoftoi Zyra e presidencës së Kosovës.

Mëtutjue, theksohet se “ky akt, i dënueshëm nga të gjithë, është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, marrëdhënie këto që kanë njohur zhvillime dhe zgjerim të vazhdueshëm”.

Zonja Jahjaga tha se “kërkojmë nga organet përkatëse që të zbulojnë sa më parë autorët e këtij akti dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG