Ndërlidhjet

logo-print

FT: Sarkozi i drejtohet bazës populiste


Nikolas Sarkozi(Foto arkiv)

Nikolas Sarkozi(Foto arkiv)


" Financial Times"


Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, e ka ashpërsuar retorikën këtë javë në fushatën e tij për rizgjedhje, duke u kërcënuar me aksion të njëanshëm nga Franca, nëse Bashkimi Evropian nuk e forcon kontrollin e kufijve në zonën Shengen dhe se do ta implementojë “Aktin për Blerjen Evropiane” për kontratat publike.

Sulmi i tij kundër “teknokratëve dhe tribunaleve” të Brukselit, thirrja e tij për ulje në “rrjedhën e pakontrolluar të imigrimit” dhe këmbëngulja e tij për mbrojtjen e garës tregtare joreciproke, ishte parë si synim për shtimin e mbështetjes së tij në të djathtën, para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, më 22 prill.

“Populizëm dhe proteksionizëm i pastër”, ishte reagimi i një diplomati të lartë evropian në Paris.

Por, ka pasur shenja deri në fund të javës, se këto deklarata kanë arritur efekte. Pasi me muaj ishte pas kandidatit të Partisë Socialiste, Fransua Holland, në hulumtimet e opinionit për raundin e parë të zgjedhjeve, Sarkozi ka lëvizur përpara në këto matje.

Megjithatë, në hulumtimet e opinionit, për raundin e dytë, në garë me Sarkozin, Holland e ka ruajtur udhëheqjen, por me diferencë më të vogël.

Thirrja e Sarkozit për aksion për t’i mbrojtur kompanitë evropiane reflekton një shqetësim të thellë për ndjeshmërinë e Francës në aspektin e garës globale të konkurrencës.

Me një deficit tregtar rekord, që ka arritur 70 miliardë euro, vitin e kaluar, dhe humbja e më se 500 mijë vendeve të punës në industri, gjatë dekadës së fundit, duket se kanë ndikuar që ekonomia është shndërruar në çështje qendrore të fushatës.

Kryesore për Sarkozin, në raundin e parë, është që të sigurojë se një pjesë e votuesve, nuk do të anojnë për lideren e së djathtës ekstreme, Marinë Lë Pe, e cila e ka mbështetur fushatën e saj në sulm ndaj Bashkimi Evropian dhe monedhën e përbashkët, duke kërkuar fundin e imigrimit dhe mbrojtjen kundër importeve të lira.

Megjithëqë pjesa më e madhe e personave të pyetur për fushatë thanë se do të votojnë për Sarkozin, një mbështetës thotë se “shumë njerëz do të votojnë për Frontin Kombëtar”, të lideres Marinë Lë Pe.

Njëri prej tyre, së paku, ishte i kënaqur ta pranoj këtë. “Sarkozi ka ide të mira dhe kritika e tij për Evropën është e drejtë, por a do të veprojë ashtu siç thotë?!”, u shpreh tregtari Zhoel Memeri, dhe shtoi se “unë dëshiroj të votoj për të djathtën ekstreme”.

Ndihmësit e Sarkozit thanë se deri në fund të javës, ai e kishte krijuar një dinamizëm të nevojshëm në fushatën e tij. (f. b.)
XS
SM
MD
LG