Ndërlidhjet

Moskë: Policia i liroi protestuesit e arrestuar


Boris Njemcov në tubimin protestues në Moskë

Boris Njemcov në tubimin protestues në Moskë

Policia në Moskë tha se sot i ka arrestuar më se 20 vetë, për përpjekje për mbajtje të një proteste të palejuar nga autoritetet në Sheshin e Revolucionit, së bashku me dy protestues në sheshin e afërt Pushkin.

Më vonë protestuesit e arrestuar u liruan.

Arrestimet u bënë derisa mbështetësit e opozitës e mbajtën një protestë kundër burgosjes së aktivistëve politikë.

Në mesin e pjesëmarrësve në demonstratë ishin edhe liderët opozitarë, Boris Njemcov dhe Sergej Udalcov, i cili të premtën në mbrëmje ishte liruar, pasi dënimi prej 10 ditësh burg, për mosrespektim të urdhërit të policisë, ishte zëvendësuar me dënim me të holla.
XS
SM
MD
LG