Ndërlidhjet

Ish roja naziste Xhon Demjanjuk ka vdekur


Xhon Demjanjuk

Xhon Demjanjuk

Ish roja e një kampi Nazist të vdekjes, Xhon Demjanjuk, i dënuar me pesë vjet burg vitin e kaluar, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Radioja shtetërore e Bavarisë ka raportuar se Demjanjuk ka vdekur në shtëpinë e tij në pjesën jugore të Gjermanisë.

I ndjeri Demjanjuk, i lindur në Ukrainë, është shpallur fajtor për ndihmë në vrasje.

Ai ishte roje në kampin Sobobor në Poloni, ku më se 27 mijë njerëz janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG