Ndërlidhjet

Gjermania voton presidentin


Joakim Gauk
Joakim Gauk
Gjermania do të votojë sot presidentin e ri. Joakim Gauk thuhet se ka mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit e koalicionit në pushtet për t’u zgjedhur në krye të postit.

Gauk, 72-vjeçar, ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore.

Ai pason ish-presidentin Kristian Vulf, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzave për afera korruptive.

Pozicioni i presidentit në Gjermani, megjithatë, është kryesisht një post ceremonial.
XS
SM
MD
LG