Ndërlidhjet

Arrestohen protestuesit anti-Putin


Foto arkivi
Foto arkivi
Policia e Moskës të shtunën ka arrestuar shkurtimisht dhjetëra demonstrues që protestonin kundër rikthimit të Vladimir Putinit në presidencë.

Autoritetet e rendit thanë se tubimi në Sheshin e Revolucionit në Moskë nuk e kishte lejen e zyrtarëve.

Disa protestues janë ndaluar edhe në Sheshin Pushkin, pasi kanë shpalosur parulla kundër Kremlinit.

Të gjithë protestuesit thuhet të jenë liruar pas një kohe të shkurtër.

Qindra njerëz kanë dalë në protestat e së shtunës, të cilat kanë ndodhur afro dy javë pas zgjedhjes së kryeministrit aktual të Rusisë, Vladimir Putin, në postin e presidentit.

Putin ka mbajtur këtë detyrë edhe në dy mandate të tjera, përkatësisht në periudhën 2000-2008.

Mandatin e tretë do ta nisë në muajin maj.
XS
SM
MD
LG