Ndërlidhjet

Përpjekje të reja diplomatike për Sirinë


Homs, Siri

Homs, Siri

Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri pritet të vazhdojnë sot, një ditë pas bombardimeve vdekjeprurëse në Damask.

Ekipi i këshilltarëve, i dërguar nga emisari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, do të qëndrojë të dielën në kryeqytetin sirian.

Anan i ka thënë të premten Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ai do të shkojë sërish në Damask, edhe pse bisedimet e tij të fundit me presidentin Bashar al-Asad, nuk kanë treguar “asnjë progres” në përpjekjet për negociata.

Të dyja palët, edhe Asadi, edhe opozita, i kanë hedhur poshtë thirrjet e Ananit për bisedime.

Sulmet e së shtunës në Damask kanë lënë të paktën 27 të vrarë. Opozita i ka mohuar pretendimet e qeverisë se ajo qëndron prapa shpërthimeve.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 8,000 civilë kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG