Ndërlidhjet

Daçiq “refuzon” urdhrin e BE-së - s’heq dorë nga Kosova


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq - foto arkivi
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq - foto arkivi
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ka refuzuar urdhrin e Bashkimit Evropian për mosorganizimin e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.

“Nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që si lider i Partisë Socialiste të Serbisë të urdhëroj kryetaren e Parlamentit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, që të mos i shpallë zgjedhjet serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

“Kjo do nënkuptonte heqjen dorë nga Kosova. Nuk ka kërkesë që do të më detyronte të bëj një gjë të tillë. Zgjedhjet janë nënshkruar. Nëse do të mbahen ose jo, është tjetër. Por, nga Kosova nuk kemi hequr dorë”, ka thënë Daçiq.

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, e cila vjen nga radhët e Partisë Socialiste Serbe, ditë më parë, ka shpallur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat dhe qytetet, ku pushtetit lokal i ka kaluar mandati, përfshirë dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG