Ndërlidhjet

Llegard kërkon më shumë reforma


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard - foto arkivi
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard - foto arkivi
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard, ka thënë se vendet duhet të ndërmarrin më shumë reforma ekonomike.

Ajo ka tërhequr vërejtjen kundër “qetësimit me ndjenjën e rreme të sigurisë”, pas miratimit të pakos së shpëtimit për Greqinë, e cila do ta shpëtojë këtë vend nga falimentimi.

Duke folur në Pekin, Llegard tha se vendet e zhvilluara duhet t’i forcojnë sistemet e tyre financiare dhe t’iu bëjnë ballë borxheve të mëdha.

Ajo tha se vendet e zhvilluara duhet të reduktojnë cenueshmërinë e tyre ndaj goditjeve të jashtme.
XS
SM
MD
LG