Ndërlidhjet

logo-print

Libia do ekstradimin e ish-kreut të inteligjencës


Ish-shefi i inteligjencës libiane, Abdullah al-Senusi.

Ish-shefi i inteligjencës libiane, Abdullah al-Senusi.

Libia ka kërkuar dorëzimin e ish-kreut të inteligjencës, Abdullah al-Senusi, pas arrestimit të tij në Mauritani.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Muhamed al-Harizi, tha se Senusi duhet të ekstradohet në Libi për t’u përballur me drejtësinë.

Senusi kërkohet edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, e cila e ngarkon atë me akuza për krime kundër njerëzimit.

Franca po ashtu do ekstradimin e tij në lidhje me sulmin me bombë, më 1989, ndaj një aeroplani, ku humbën jetën 170 persona.

Mauritania ka thënë se do t’i kryejë hetimet e saj para se të marrë në konsideratë kërkesat për ekstradim.

Autoritetet e këtij vendi kanë arrestuar Senusin pasi ka arritur në Aeroportin Noakçot nga Maroku.

Senusi ka qenë shef i inteligjencës së Libisë në regjimin e Muamer Gadafit. Ai është larguar nga Libia pas rrëzimit të ish-diktatorit.
XS
SM
MD
LG