Ndërlidhjet

“Synime të njëjta” për Afganistanin


Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej.

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se qëllimet e SHBA-së në Afganistan mbeten të njëjta, pavarësisht pengesave të fundit.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej, ka premtuar hetim të plotë të vrasjes së 16 civilëve afganë në provincën e Kandaharit, më 11 mars.

Ushtari amerikan, Robert Bells, është i dyshuari i vetëm për shkaktimin e tragjedisë dhe po mbahet në izolim, në një burg ushtarak në SHBA.

Dempsej tha se 2013-ta do të jetë një “moment historik”, pasi forcat afgane do të marrin udhëheqjen në operacionet e sigurisë, para se të marrin kontrollin e plotë një vit më vonë.

Duke folur për mediat amerikane, Dempsej po ashtu tha se Pakistani tani është një vend stabil, ndërsa shfaqi optimizmin se Uashingtoni dhe Islamabadi do t’i riparojnë marrëdhëniet e dëmtuara nga vrasja e 24 ushtarëve pakistanezë një “sulm të gabuar” të NATO-s.
XS
SM
MD
LG