Ndërlidhjet

Phenjani s’e anulon lansimin e raketës


Drejtuesja e lajmeve njofton për planet e Phenjanit për të lansuar satelitin në hapësirë, për nder të ditëlindjes së liderit të ndjerë verikorean, Kim Jong Il, më 15 prill.
Drejtuesja e lajmeve njofton për planet e Phenjanit për të lansuar satelitin në hapësirë, për nder të ditëlindjes së liderit të ndjerë verikorean, Kim Jong Il, më 15 prill.
Koreja e Veriut ka thënë se do të vazhdojë me planet e saj për lansimin e satelitit në hapësirë.

Mediat citojnë zyrtarët të kenë thënë se forcat armiqësore “gabojnë rëndë” nëse mendojnë se do të ketë anulim planesh.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan thotë se kritikat ndaj planit janë “një provokim i keq nga forcat armiqësore”.

Shetetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë dënuar planin, duke thënë se ai është një test i maskuar i raketave ushtarake, sepse lloji i njëjtë i raketës është përdorur për të nisur raketat me rreze të gjatë veprimi.

Uashingtoni po ashtu ka kërcënuar se do të ndalojë ndihmën ushqimore për Veriun. Ndihma është pjesë e marrëveshjes së arritur javë më parë me Phenjanin.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Koreja e Veriut ka thënë se do të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe testet e raketave me rreze të gjatë dhe të shkurtër veprimi, në këmbim të ndihmave ushqimore.
XS
SM
MD
LG