Ndërlidhjet

Koptët e Egjiptit i japin lamtumirën papës


Papa Shenuda. Kajro, 2010.

Papa Shenuda. Kajro, 2010.

Kisha Kopte e Egjiptit po përgatitet për funeralin e Papës Shenuda III, i cili ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Mediat shtetërore kanë raportuar se trupi i Shenudës - i cili ka vdekur të shtunën - do të qëndrojë në Katedralen e Shën Markut në Kajro deri të martën, kur edhe do të varroset.

Peshkopët koptë nga e mbarë bota kanë nisur të fluturojnë drejt Egjiptit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Shenuda ka udhëhequr minoritetin e krishterë të Lindjes së Mesme për katër dekada.

Të krishterët koptë përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Egjiptit.
XS
SM
MD
LG