Ndërlidhjet

Joakim Gauk zgjidhet president i Gjermanisë


Joakim Gauk dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi

Joakim Gauk dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi

Joakim Gauk është zgjedhur presidenti i 11-të i Gjermanisë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ish-pastori luterian ka fituar 991 vota në favor të tij, në asamblenë e veçantë të deputetëve.

Gauk, 72-vjeçar, ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore.

Ai pason ish-presidentin Kristian Vulf, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzave për afera korruptive.

Pozicioni i presidentit në Gjermani, megjithatë, është kryesisht një post ceremonial.
XS
SM
MD
LG