Ndërlidhjet

Një mësues amerikan është qëlluar të dielën për vdekje nga persona të armatosur në Jemen.

Burimet zyrtare thonë se mësuesi po ngiste makinën e tij kur u sulmua nga dy persona me motoçikleta në qytetin Taiz.

Ai ishte zëvendësdrejtor i një qendre të gjuhës suedeze në këtë qytet.

Një person i paidentifikuar thuhet të ketë marrë përgjegjësinë, në emër të grupit Ansar al-Sharia, i cili ka lidhje me Al Kaidën.

Përmes mesazhit telefonik drejtuar gazetarëve, ky person ka thënë se sulmi ka qenë përgjigje ndaj “fushatës perëndimore, që ka qëllim predikimin e krishterimit në mesin e myslimanëve”.
XS
SM
MD
LG