Ndërlidhjet

logo-print

Siri - sulme dhe diplomaci


Ilustrim me pamje arkivore nga Siria

Ilustrim me pamje arkivore nga Siria

Aktivistët sirianë thonë se nga shpërthimi i makinës bombë në Apelo, kanë humbur jetën të paktën tre persona, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur.

Burimet e njëjta thonë se shpërthimi kishte në shënjestër ndërtesën e shërbimit postar, në lagjen Sulejmania.

Mediat shtetërore po ashtu kanë raportuar për shpërthimin, duke thënë se ai ka ndodhur në mes të dy ndërtesave të banueshme.

Sulmi vjen pak ditë pas përvjetorit të parë të protestave kundër presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara thonë se që nga marsi i vitit të kaluar, në Siri kanë humbur jetën mbi 8,000 persona.

Në rrafshin diplomatik, presidenti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Xhejkob Kellenberger, është nisur drejt Moskës për të biseduar rreth Sirisë. Të hënën, ai do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Moska, së bashku me Pekinin, u kanë vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënojnë dhunën në Siri.
XS
SM
MD
LG