Ndërlidhjet

Maoistët rrëmbejnë dy italianë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Rebelët maoistë kanë rrëmbyer dy turistë italianë në lindje të Indisë.

Autoritetet policore thonë se Paulo Bosusko, 54 vjeç, dhe Klaudio Kolangelo, 61 vjeç, janë kapur në shtetin Orisa, së bashku me dy indianë, të cilët më pas janë liruar.

Një zëdhënës i maoistëve ka akuzuar dy italianët se “kanë fotografuar gra me rroba larjeje”.

Rebelët kanë lëshuar listën e kërkesave si kusht për lirimin e dy burrave - listë që përfshin lirimin e udhëheqësve maoistë.
XS
SM
MD
LG