Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga përleshjet e ushtrisë me militantët – 8 të vrarë


Polici pakistanez e shikon veturën e dëmtuar pas një sulmi në Peshavar

Polici pakistanez e shikon veturën e dëmtuar pas një sulmi në Peshavar

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se së paku tetë vetë janë vrarë dhe më se 10 të tjerë janë palgosur, në përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe militantëve, në një rajon fisnor në kufi me Afganistanin.

Sipas zyrtarëve, katër militantë e një ushtar ishin vrarë në luftimet pasi militantët e kishin sulmuar një postbllok të ushtrisë, mbrëmë vonë në Miranshah.

Ushtria, në shenjë hakmarrjeje, sot herët në mëngjes i ka sulmuar objektet, që shërbenin si bazë për militantët e dyshuar. Nga sulmet kanë mbetur të vrarë tre civilë.

Të dhënat për numrin e të vrarëve janë paraqitur nga ushtria dhe nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Brezi fisnor pakistanez është arenë e aktiviteteve të militantëve dhe është bazë e talibanëve dhe e militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG