Ndërlidhjet

SHBA: Mit Romni fitoi në Portoriko


Mit Romni

Mit Romni

Kandidati Mit Romni e ka hedhur edhe një hap të suksesshëm për tu bërë kandidat i nominuar republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në muajin nëntor të këtij viti.

Në votimet në Portoriko, mbrëmë vonë, ai i fitoi 83% të votave pas numërimit të 61% të fletëvotimeve.

Në këtë mënyrë ai i fitoi të 20 delegatët në Konventën kombëtare të republikanëve, pasi mori më tepër se 50% të votave në krahasim me rivalin e tij, Rik Santorum.

Duke folur para mbështetësve të tij për votimet në Portoriko, zoti Romni theksoi:

“Unë synoj të bëhem i nominuari ynë dhe dëshiroj t’i sjell votuesit latinë që të votojnë për republikanët dhe ta kthejmë Shtëpinë e Bardhë. Ne do ta kryejmë këtë punë”.

Për ta fituar nominimin kandidati duhet t’i ketë 1144 delegatë.

Pas garës në këtë territor-ujdhesë të Shteteve të Bashkuara, tash priten votimet në shtetin Ilinois, ditën e martë.

Sipas hulutmieve të opinionit, Mit Romni dhe Rik Santorum, në Ilinois kanë pothuajse gjasë të barabarta.
XS
SM
MD
LG