Ndërlidhjet

Francë: Tre të vrarë afër një shkolle hebrenje


Pamje nga qyteti Tuluz në Francë
Pamje nga qyteti Tuluz në Francë
Raportohet se nga të shtënat jashtë një shkolle hebrenje, në pjesën jugperëndimore të Francës, janë vrarë tre vetë.

Zyrtarët thonë se një person me motoçikletë, i dyshuar për të shtëna në qytetin Tuluz, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ky incident ndodhi vetëm disa ditë, pasi tre ushtarë të Francës janë vrarë nga një person me motoçikletë në dy incidente, në po këtë rajon.

Nuk është e qartë nëse sulmi i sotëm është i ndërlidhur me sulmet e mëparshme.
XS
SM
MD
LG