Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi: Të shtënat në Tuluz – tragjedi kombëtare


Hetuesit në Tuluz në vendin ku u vranë katër vetë

Hetuesit në Tuluz në vendin ku u vranë katër vetë

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, tha sot se sulmi me të shtëna në një shkollë hebrenje, në pjesën jugperëndimore të Francës, me ç’rast u vranë katër vetë, tre prej tyre fëmijë, është një “tragjedi kombëtare”.

“Ky është tmerr. Kjo është tragjedi. Nuk mund ta shpjegoj arsyen për këtë. Nuk e pranoj idenë se dikush mund t’i vrasë njerëzit në shkollën hebrenje. Është tragjedi”, tha Sarkozi, derisa po e vizitonte vendin e incidentit të rëndë në qytetin Tuluz.

Mëtutje, Sarkozi tha se ka “ngjashmëri habitëse” ndërmjet sulmit të sotëm dhe sulmeve të ndara javën e kaluar, nga të cilat u vranë tre ushtarë nga një person i armatosur, në këtë rajon.

Ai ka premtuar se autoritetet do t’i sjellin autorët e krimeve para drejtësisë.

Prokurorët anti-terror francezë kanë shpallur lansimin e hetimeve për të shtënat në shkollë dhe për dy incidentet e javës së kaluar.

Dëshmitarët thanë se sulmi në shkollën hebrenje në Tuluz ishte kryer nga një person i armatosur në motoçikletë.
XS
SM
MD
LG