Ndërlidhjet

Kosovë: Kushtetuesja e refuzoi kërkesën e Vetëvendosjes


Gjatë seancës së sotme, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka votuar lidhur me rastin “Kontestimi i Kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” të 20 janarit 2012, ka njoftuar Gjykata Kushtetuese.

Ky rast ishte inicuar nga Visar Ymeri dhe 12 deputetë të tjerë të Kuvendit, që e kishin kontestuar një vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pos tjerash thuhej se i “mirëpriti marrëveshjet” e arritura në dialogun ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, dhe përmes së cilit Kuvendi “e mbështeste zbatimin e tyre të tërësishëm”.

Parashtruesit kishin pohuar se Kosova dhe Serbia janë dy shtete me subjektivitet juridik në të drejtën ndërkombëtare dhe konsiderojnë se vendimi i marrë nga Kuvendi i Kosovës ishte “ratifikim i marrëveshjeve ndërkombëtare”, që kërkonte procedurën e parashikuar me nenin 18 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri ka vendosur që ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme.

Gjykata ka vlerësuar se natyra e kërkesës së parashtruesve ishte jashtë caqeve të juridiksionit të gjykatës.
XS
SM
MD
LG